Download Skil 4581 CA
Transcript
Sharrë sege HYRJE 4581 • Kjo pajisje është e projektuar për kryerjen e prerjeve tejpërtej dhe të çarave në dru, plastikë, metal, pllaka qeramike dhe gomë, dhe është e përshtatshme për prerje të drejta dhe me hark me kënde me kllapë 45° • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional • Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3 TË DHËNAT TEKNIKE 1 ELEMENTET E PAJISJES 2 A Çelësi për ndezje/fikje B Butoni për bllokimin e çelësit C Çelësi për fryrjen e pluhurit D Leva për bllokimin/lirimin e pllakës së këmbës E Rrota për të rregulluar shpejtësinë e sharrës F Leva për zgjedhjen e modalitetit të sharrimit G Ruajtja e thikës së sharrës H Drita ndriçuese J Të çarat e ajrosjes SIGURIA UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo). 1)SIGURIA E ZONËS SË PUNËS a)Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente. b)Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt. c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit. 2)SIGURIA ELEKTRIKE a)Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike. b)Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar. 97 c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike. d)Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike. e)Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. 3)SIGURIA PERSONALE a)Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale. b)Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale. c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente. d)Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale. e)Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura. f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje. g)Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat. 4)PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS a)Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar.
This document in other languages
- română: Skil 4581 CA
- français: Skil 4581 CA
- español: Skil 4581 CA
- Deutsch: Skil 4581 CA
- русский: Skil 4581 CA
- Nederlands: Skil 4581 CA
- dansk: Skil 4581 CA
- polski: Skil 4581 CA
- čeština: Skil 4581 CA
- svenska: Skil 4581 CA
- slovenčina: Skil 4581 CA
- eesti: Skil 4581 CA
- italiano: Skil 4581 CA
- português: Skil 4581 CA
- Türkçe: Skil 4581 CA
- suomi: Skil 4581 CA