Download CEMSA_-_Ax_5_to_8.30..

Transcript
Manuali I përdorimit të PRTR – Albanian version
-
Protect voluntary data (Mbrojtja e të dhënave vullnetare) tregon nëse të dhënat vullnetare duhet
të mbrohen apo jo. Në këtë rast, të gjitha të dhënat vullnetare të shërbimit/institucionit
konsiderohen të mbrojtura, me disa përjashtime të përcaktuara në përshkrimet e elementëve
individualë.
-
Treguesi konfidencial tregon nëse konfidencialiteti për të dhënat e detyrueshme kërkohet apo jo.
-
Kodi konfidencial identifikon arsyen për konfidencialitet sipas Direktivës 2003/4/KE, Neni 4(2).
-
Historia e shërbimit/institucionit përmban informacion shtesë mbi shërbimin/institucionin. Ky
informacion nuk jepet në XML përfundimtare të paraqitur BE-së.
-
Përshkrimi i aktivitetit përmban informacione shtesë mbi aktivitetin e këtij shërbimi/institucioni.
Ky informacion nuk jepet në XML përfundimtare të paraqitur BE-së.
-
Informacioni publik është informacion tekstual shtesë që duhet të publikohet në faqen e internetit
të RETSHN-së siç është në gjendjen aktuale (për shembull e-mail, personi i kontaktit etj).
-
Vërejtja është vërejtja tekstuale shtesë, për shembull informacioni në ndryshimet e historisë së
shërbimit/institucioni, shpjegimi mbi arsyen për konfidencialitet etj.
Për informacione dhe shpjegime më të hollësishme në lidhje me shumicën e fushave të mësipërme, ju
lutem referojuni http://www.eionet.europa.eu/schemas/eprtr/EPRTRUserManual.pdf.
Duke përdorur butonin “Save”, përdoruesi do të ruajë ndryshimet në fushat e përshkruara më sipër pa
vlerësim dhe kontrolle të mëtejshme. Vetëm kur përdoruesi dëshiron të ndryshojë statusin e raportit të
të dhënave (siç përshkruhet më poshtë), sistemi vlerëson të dhënat e raportit të plotë të të dhënave dhe
mund t'i tregojë gabimet përdoruesit.
E rëndësishme: ndryshimet e bëra në këtë faqe do të humbin nëse përdoruesi klikon për të naviguar në
një faqe të ndryshme, pa shtypur fillimisht butonin “Save”.
6.6.3 MENAXHIMI I STATUSIT TË RAPORTIT Pjesa e poshtme e faqes përmbledhëse të raportit përfaqëson të ashtuquajturin menaxhim të statusit të
raportit të të dhënave:
Tabela e parë ka përshkruar historinë e të gjitha statuseve të këtij raporti që ka patur në të shkuarën,
duke përfshirë atë aktual në rreshtin e parë.
Nën tabelë jepet funksionimi për të ndryshuar statusin aktual të raportit të të dhënave. Duke shtypur
butonin “Change state to” (“Ndryshoni statusin në“), statusi i përzgjedhur, në kutinë në pjesën e
22