Download CEMSA_-_Ax_5_to_8.30..
Transcript
Manuali I përdorimit të PRTR – Albanian version - Protect voluntary data (Mbrojtja e të dhënave vullnetare) tregon nëse të dhënat vullnetare duhet të mbrohen apo jo. Në këtë rast, të gjitha të dhënat vullnetare të shërbimit/institucionit konsiderohen të mbrojtura, me disa përjashtime të përcaktuara në përshkrimet e elementëve individualë. - Treguesi konfidencial tregon nëse konfidencialiteti për të dhënat e detyrueshme kërkohet apo jo. - Kodi konfidencial identifikon arsyen për konfidencialitet sipas Direktivës 2003/4/KE, Neni 4(2). - Historia e shërbimit/institucionit përmban informacion shtesë mbi shërbimin/institucionin. Ky informacion nuk jepet në XML përfundimtare të paraqitur BE-së. - Përshkrimi i aktivitetit përmban informacione shtesë mbi aktivitetin e këtij shërbimi/institucioni. Ky informacion nuk jepet në XML përfundimtare të paraqitur BE-së. - Informacioni publik është informacion tekstual shtesë që duhet të publikohet në faqen e internetit të RETSHN-së siç është në gjendjen aktuale (për shembull e-mail, personi i kontaktit etj). - Vërejtja është vërejtja tekstuale shtesë, për shembull informacioni në ndryshimet e historisë së shërbimit/institucioni, shpjegimi mbi arsyen për konfidencialitet etj. Për informacione dhe shpjegime më të hollësishme në lidhje me shumicën e fushave të mësipërme, ju lutem referojuni http://www.eionet.europa.eu/schemas/eprtr/EPRTRUserManual.pdf. Duke përdorur butonin “Save”, përdoruesi do të ruajë ndryshimet në fushat e përshkruara më sipër pa vlerësim dhe kontrolle të mëtejshme. Vetëm kur përdoruesi dëshiron të ndryshojë statusin e raportit të të dhënave (siç përshkruhet më poshtë), sistemi vlerëson të dhënat e raportit të plotë të të dhënave dhe mund t'i tregojë gabimet përdoruesit. E rëndësishme: ndryshimet e bëra në këtë faqe do të humbin nëse përdoruesi klikon për të naviguar në një faqe të ndryshme, pa shtypur fillimisht butonin “Save”. 6.6.3 MENAXHIMI I STATUSIT TË RAPORTIT Pjesa e poshtme e faqes përmbledhëse të raportit përfaqëson të ashtuquajturin menaxhim të statusit të raportit të të dhënave: Tabela e parë ka përshkruar historinë e të gjitha statuseve të këtij raporti që ka patur në të shkuarën, duke përfshirë atë aktual në rreshtin e parë. Nën tabelë jepet funksionimi për të ndryshuar statusin aktual të raportit të të dhënave. Duke shtypur butonin “Change state to” (“Ndryshoni statusin në“), statusi i përzgjedhur, në kutinë në pjesën e 22